Drashkoviç ia nxjerrë në shesh të palarat UDB-së – Kudo ku kryesi i veprës është N.N, UDBA është vrasëse edhe në rastin Panda edhe Ivanoviç

Lajme

Drashkoviç ia nxjerrë në shesh të palarat UDB-së – Kudo ku kryesi i veprës është N.N, UDBA është vrasëse edhe në rastin Panda edhe Ivanoviç

Nga: F.B. Më: 6 prill 2023 Në ora: 15:50
Vuk Drashkoviç

Në një tekst autorial politikani serb Vuk Drashkoviç ka shkruar se “nën kërcënimin e arrestimit është marr në pyetje” në vitin 2019 lidhur me rastin në kafen Panda në Pejë që ka ndodhur në vitin 1998, duke u ndërlidh edhe në rastet e vrasjes së Oliver Ivanoviçit nënvizoi se “vrasësit e UDB-së janë kryes kudo që kryesi emërohet NN”, transmetojnë “Danas” përcjellin “Nova” dhe “Bota Sot”.

"Ishte e hëna e 12 dhjetorit 1998, pak para mesnatës, ku rrugëve të Pjesë patrullonin ushtarë të SRJ së atëhershme (Mali e Zi dhe Serbia), policë dhe njësi paramilitare, automjete hamer të njësisë së shërbimit informativ UDBA të kolonel Milorad Ulemek- Legia. Në kafen pranë Gjimnazit me emrin Panda, kanë hyrë terroristë të maskuar, duke u çjerr me huu dhe duke shtënë dhe janë larguar, por askush nga policia e ushtria nuk i ka ndaluar, sirenat e automjeteve të Legias”, shkruan Darshkoviç.

Në atë lokal mbetën 6 të vrarë dhe dy nxënës të plagosur, ndërsa “UDB dhe TV Serbia publikuan se vrasës janë terroristët shqiptar.

"As më vonë me rënien e Millosheviçit, në “Serbinë demokratike” pushkatimi i nxënësve serb në Panda asnjëherë nuk u hetua dhe për pushtetin e ri vrasës ishin “terroristët e panjohur shqiptar”. Prindërit e serbëve të pushkatuar kot kanë kërkuar në Beograd gjetjen dhe dënimin e “terroristëve shqiptar”, askush as nuk i ka prit e takua” thotë Drashkoviç në tekst.

Me kërcënimin e arrestimit policor me 18 dhjetor 2019 isha ftuar në “zyrën hetuese për hulumtimin për shkak të veprës kriminale terrorizëm“.

"Isha dhe deklarat u xhirua edhe me kamerë edhe me zë, prokurori theksoi se Prokuroria shtetërore po bënë hetime kundër terroristëve shqiptar të panjohur të UÇK-së për shkak krimit në kafe Panda! Pasi hapi një dosje të fotokopjuar me deklarata e tekste, më ka pyet prej nga informacioni se pushkatimi i nxënësve serbë është urdhëruar nga Millosheviç se shefi i UDBA-së Radomir Markoviç për kryerjen e krimit ka përzgjedh Leginë dhe ajo skuadër vrasëse në Kosovë vrau edhe shumë shqiptar lojal të Serbisë, se ka likuiduar me qëllim veshjen e vrasjes guerilëve dhe në Serbi të nxitet urrejtje dhe histeri lufte? A është Aleksandar Vuçiq një nga burimet e mia? Pyeti prokurori, duke shtuar nëse ai më ka dhënë detaje rreth tregimit në Panda” shkruan ai.

Drashkoviç në tekst shkruan se “shteti i thellë i UDB-së” është aksion i vogël dhe sikur shtiza.

"Për shka të vrasjes së 4-fisht në magjistralen e Ibrit, hedhjen në gëlqere të ndezur të Ivan Staboliqit dhe vrasjen e Gjingjiqit për çka u dënuan vetëm Markoviç dhe Legija dhe disa terroristë. UDBA nëndega e KGB-së shpejt u këndell. Shtiza u thye, ndërsa hetimi për dhjetëra, qindra mijëra vrasje që u ndaluan. Prokurorët e UDB-së janë terroristët e UDB-së, që mbrohen me termin NN ata që kryejnë vrasje.

Kryesit e panjohur dhe ata, kryes terroristë që pushkatuan nxënësit serb në Panda, të ministrit asokohe Bulatoviç, gazetares Vujanoviç, gjykatësit Simeunoviç, Nikoliç dhe vrasjes së vëllezërve Bytyqi edhe të shumë tjerëve si Milinovi. Starçeviç, Kosoviç, Bozhoviç, MAtiç, Petroviç, Perosheviç ...etj. ‘Të panjohur’ janë edhe vrasësit e Oliver Ivanoviçit dhe gazetarit Milan Pantiç dhe serbëve nga Kosova dhe Vladimir Cvijan dhe listës së gjatë të tjerëve. Dhe qartë – “UDB-a është vrasëse kudo që paraqitet termi NN si kryes", thuhet në tekst Drashkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat