Mehaj: Për t’i arritur qëllimet e veta, serbët janë në gjendje t’i vrasin edhe fëmijët e tyre e t’i fajësojnë shqiptarët

Lajme

Mehaj: Për t’i arritur qëllimet e veta, serbët janë në gjendje t’i vrasin edhe fëmijët e tyre e t’i fajësojnë shqiptarët

Më: 20 prill 2023 Në ora: 20:23
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me një postim të gjatë në Facebook ka folur për përpjekjet e serbëve për t’i penguar zgjedhjet e jashtëzankonshme në veri.

Mehaj tha se incidentet e shumta në veri, po nisen nga Serbia, e fajin po tentojnë t’ua lënë shqiptarëve.

“Ditëve të fundit jemi duke parë inskenimet dhe incidentet në veri të vendit dhe në disa komuna tjera ku dëmtohen pronat, automjetet apo edhe kërcënohen serbët të cilët duan të integrohen në Republikën e Kosovës, këto sulme dhe kërcënime vijnë dhe organizohen nga Serbia e cila tenton që fajin për këto t’ua hedhë shqiptarëve”.

“Për të arritur qëllimin e tyre serbët janë në gjendje të vrasin edhe fëmijët e tyre dhe të provojnë që fajin t’ua lënë shqiptarëve”, tha tutje Mehaj, derisa këtu përmendi rastin “Panda” në Pejë, si dhe rastin e kërcënimit me vrasje të Dick Martyt nga Intelegjenca e Serbisë me qëllim që t’i fajësonin shqiptarët.

Ministri Mehaj ka përmendur edhe deklaratën e Emisarit Gabriel Escobar, i cili tha se sulmet ndaj serbëve në veri vinë nga serbët, e jo nga shqiptarët. Kjo, tha Mehaj, tregon se edhe partnerët e Kosovës janë në dijeni për propagandën e Serbisë.

“Prandaj, ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos iu nënshtrohen presioneve, e mos të bien pre e akteve të nxitjes së urrejtjes ndër-etnike i cili është qëllim primar i Beogradit, por të vazhdojnë të integrohen në shoqërinë dhe institucione tona, kjo është e vetmja rrugë për tu zhvilluar e jetuar në bashkësi”, përfundoi Mehaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat