Krasniqi uron Thaçin për ditëlindje: Dielli do të lindë përsëri

Lajme

Krasniqi uron Thaçin për ditëlindje: Dielli do të lindë përsëri

Më: 24 prill 2023 Në ora: 11:29
Memli Krasniqi- Hashim Thaci

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar ditëlindjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili sot mbush 55 vjet.

“Dielli do të lindë përsëri”, ka shkruar Krasniqi, krahas fotos së postuar në Facebook.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mbush 55 vjet. Për dallim nga vitet e kaluara kur ai festonte pranë familjes, kjo datëlindje Thaçin e gjen në Hagë ku po akuzohet për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Hashim Thaçi, i lindur më 24 prill 1968, është presidenti i pestë i Republikës së Kosovës. Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër në kabinetin e kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat