Nipi i Xhafer Devës në Kuvend të Kosovës, kjo është kërkesa e tij për pronat që ua konfiskoi Serbia

Lajme

Nipi i Xhafer Devës në Kuvend të Kosovës, kjo është kërkesa e tij për pronat që ua konfiskoi Serbia

Nga: N.E Më: 25 prill 2023 Në ora: 12:57
Xhafer Deva

Nipi i Xhafer Devës, Valdet Deva, të martën ka dorëzuar letrën zyrtare ku kërkon që pronat e Xhafer Ibrahim Devës, si dhe Qazim Ibrahim Devës, të konfiskuara nga Gjykata e Serbisë Pushtuese, dhe që tashmë pa ndonjë arsye përdoren si prona publike, t’i kthehen në pronësi pasardhësve dhe famijarëve të Xhafer dhe Qazim Devës.

Deva i cili ka dorëzuar letrën kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjfucës dhe 120 deputetëve të Kuvendit, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se letrës ia ka bashkangjitur edhe dokumentacionet e plota siç është procesverbali i procedurës gjyqësore ndaj Xhafer Devës dhe Qazim Devës, si dhe vendimet për konfiskimin e pasurisë, në të cilat Xhafer Deva dhe Qazim Deva shpallen armiq të Serbisë të Jugosllavisë dhe regjimit komunist.

Ai tutje, ka kërkuar nga Kuvendi ta shqyrtojë kërkesën dhe t’i jap rëndësi jo vetëm për pasardhësit e Xhafer dhe Qazim Devës, por edhe për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kombit shqiptar.

Postimi i plotë i Valdet Devës dhe letra e tij:

Te nderuar qytetare te Republikes se Kosoves, sot vizitova Kuvendin e Republikes se Kosoves, ku me kete rast dorezova nje kerkese timen, duke e adresuar tek Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, si dhe te gjithe 120 deputeteve te Kuvendit.

Ne kete leter kerkoj qe pronat e Xhafer Ibrahim Deves, si dhe Qazim Ibrahim Deves, te konfiskuara nga Gjukata e Serbise Pushtuese, dhe qe tashme pa ndonje arsye perdoren si prona publike, ti kthehen ne pronesi pasardhesve dhe famijareve te Xhafer dhe Qazim Deves.

Kesaj letre i bashkangjita edhe dokumentacionet e plota siq eshte procerverbali i procedures gjyqesore ndaj Xhafer Deves dhe Qazim Deves, si dhe vendimet per konfiskimin e pasurise, ne te cilat Xhafer Deva dhe Qazim Deva shpallen armiq te Serbise, te Jugosllavise dhe regjimit komunist.

Kerkoj nga Kuvendi, qe pa humbur kohe, ta shqyrtoj kete kerkese, me nje rendesi te madhe jo vetem per pasardhesit e Xhafer dhe Qazim Deves, por edhe per te gjithe qytetaret e Kosoves dhe tere Kombin Shqiptare! Letren e plote mmund ta lexoni me poshte!

Falemnderime te posaqme stafit te zyres se protokolimit ne Kuvendin e Kosoves, per mikepritje te ngrohte!

Prishtinë, 16.04.2023

Kuvendit të Republikës së Kosovës

I nderuar Kryetar i Kuvendit,

Të nderuar anëtar te Kabinetit Qeveritarë,

Të nderuar Deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës

Të nderuar zonja dhe zotërinj

Përmes kësaj letre dua qe të adresoj te Ju një çështje tejet të rëndësishme, jo vetëm për familjen Deva, pasardhësit e z. Xhafer Deva, por gjithashtu edhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe tërë kombin shqiptarë.

Në vitet 1946 - 1947, Gjykata e Serbisë pushtuese shpalli Xhafer Ibrahim Devën dhe vëllaun e tij Qazim Ibrahim Devën armiq të Serbisë, të Jugosllavisë dhe të regjimit komunist, si dhe mori vendim për konfiskimin e tërë pasurisë së z. Xhafer Deva dhe vëllaut të tij, z. Qazim Deva. Kësaj letre po ia bashkangjes edhe kopjet e vendimeve të gjykatës së pushtuesit, si dhe kopjet e letrave poseduese që ti lexoni.

Ndër objektet e patundshmërisë që u konfiskuan me këtë rast është edhe shtëpia e Xhafer Devës, e për të cilën, në opinion u bë një polemikë e madhe pas deklaratës shumë të pamatur dhe të pabazë të ambasadorit gjerman, z. Jörn Rohde.

Duke marre parasysh se këto prona u konfiskuan nga regjimi pushtues, gjenocidal dhe komunist serb, me ç’farë të drejte sot, në Kosoven tonë të lirë, të pamvarun dhe sovrane, këto prona vazhdojnë të trajtohen dhe quhen prona publike të Republikës së Kosovës?

Unë besoj se është interes kombëtar me rëndësi të madhe që kjo çështje të trajtohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Si pjesëtar i familjes Deva, kërkoj nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që të deklarohet në lidhje me këto konfiskime të bëra nga regjiimi pushtues e gjenocidal, sepse pronat e lartpërmendura janë prona që i takojnë familjes Deva dhe askujt tjetër. Prandaj, me këtë rast, kërkoj që të gjitha pronat të cilat figurojnë në letrat poseduese të përmendura më lartë, t’i kthehen familjes Deva duke mos humbur kohë.

Unë dhe familjarët tjerë, shpresojmë dhe besojmë, se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk i përkrahë këto konfiskime të pushtuesit serb dhe për rrjedhojë, nuk dëshiron të jetë trashëgimtare e veprave makabre dhe gjakatare të Serbisë.

Unë, Valdet Deva, nip i Xhafer Devës, ish-Ministër i Punëve të brendshme të Shqipërise etnike, kërkoj që të gjitha pronat e lartpërmendura t’i kthehen trashëgimtarëve legal të z.Xhafer Deva dhe z. Qazim Deva.

Kjo letër e imja, do të shpërndahet tek të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, së bashku me të gjitha dokumentacionet tjera përkatëse.

Kërkoj që sëpaku një deputet apo deputete ta lexojnë këtë letër në foltoren e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat