Masakra në Mejë, historia e dhimbshme e gruas: Ia vuri vetës flakën pasi rivarrosi djemtë e saj

Lajme

Masakra në Mejë, historia e dhimbshme e gruas: Ia vuri vetës flakën pasi rivarrosi djemtë e saj

Më: 27 prill 2023 Në ora: 14:40
Pashke Krasniqi Markaj.

Sot shënohet përvjetori i 24-të i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona.

Në këtë ditë, aktivisti Shkëlzen Gashi, ka ndarë historinë e dhimbshme të zonjës Pashkë Krasniqi Markaj, e cila ia vuri flakën vetës pasi dy djemtë e saj u gjetën të pajetë në varrezën masive në Batajnicë, afër Beogradit.

Aktivisti Gashi, shkruan se gruaja ia vuri flakën vetës, duke i dhënë fund jetës së saj, tri ditë pas rivarrimit të djemve të saj në Meje.

Postimi i tij i plotë:

Ndër 376 civilët e vrarë në Mejë e në fshatrat përreth, ishin edhe Gjovalin e Milan Markaj, trupat e të cilëve u gjetën në varrezën masive në Batajnicë, afër Beogradit. Tre ditë pas rivarrimit të tyre në Mejë, më 27 maj 2003, nëna e tyre Pashke Krasniqi Markaj, i vuri flakën vetës, duke i dhënë fund jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat