26 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve

Lajme

26 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve

Më: 4 maj 2023 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur 26 aktakuza kundër 31 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 12 persona të dyshuar, janë paraqitur katër kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj gjashtë personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, janë bërë dy kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj tre personave, si dhe është parashtruar një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një aktakuzë kundër një  personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit  ka ngritur 20 aktakuza kundër 23 personave për vepra të ndryshme penale, kurse Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale, e  Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur një  aktakuzë kundër tre personave, po ashtu edhe  Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat