Kërkohet kthimi i serbëve në institucione

Lajme

Kërkohet kthimi i serbëve në institucione

Më: 4 maj 2023 Në ora: 22:51
Serbët

Pas takimit të fundit në mes Kosovës dhe Serbisë, Bashkimi Evropian  bëri të ditur se po kërkon zgjidhje për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

E për pozitat e administratës publike dhe zyrtarëve policor Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur konkurse për në katër komunat veriore.

Mirëpo, konkurse të tilla nuk ka pasur për prokurorët dhe gjyqtarët e asaj ane.

Andaj hulumtuesja e Institutit e Kosovës për Drejtësi, Eranda Zekaj tregon se si dallon kthimi në institucione për policët dhe gjyqtarët.

Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve politike Dritëro Arifi thotë se do të ketë një marrëveshje politike për këta serbë, mirëpo e njëjta siç thotë ai , do te jetë kundërligjore.

Nga pesë nëntorit, zyrtarët e administratës publike, doganës, policisë dhe gjyqësorit kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në Mitrovicën e Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat