Vdekja tragjike e motoçiklistit gjakovar, sot i jepet lamtumira e fundit

Lajme

Vdekja tragjike e motoçiklistit gjakovar, sot i jepet lamtumira e fundit

Më: 8 maj 2023 Në ora: 08:19
Musë Preqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje për familjen Preqi nga Gjakova, ku djali 33-vjeçar humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku.

Musë Preqi, vdiq dje në magjistralen Gjakovë-Prizren pasi dyshohet se shkaktoi aksidentin teksa ishte në lëvizje me motoçikletë.

Familja dhe miqtë e të ndjerit kanë njoftuar për vdekjen e tij, teksa kanë bërë me dije se sot i jepet lamtumira e fundit, në fshatin Fshaj.

Vëllai i 33-vjeçarit ka bërë edhe një postim prekës, ku ka shprehur pikëllimin për lajmin e hidhur që mori familja e tyre.

“Vëllai im, nuk mund të besoj se nuk je më këtu. Unë ulem dhe qaj sepse ti nuk je më këtu. Asnjëherë nuk kam menduar se kjo ditë do të vinte dhe se do t’na godiste kaq shumë. Vëllai im, unë do të mbroj ty dhe nderin tonë deri ne frymën time të fundit. Të dua vëllai im dhe nuk do të të harroj kurrë.Nuk e kuptoj përse shkove por do të të kujtoj dhe do të të mbaj në zemer gjithmonë”, ka shkruar vëllai i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat