Odaloviç: Kemi informata për një lokacion të varrezës masive për të cilën me vitet heshtet

Lajme

Odaloviç: Kemi informata për një lokacion të varrezës masive për të cilën me vitet heshtet

Nga: F. B. Më: 8 maj 2023 Në ora: 08:45
Veljko Odaloviç

Kreu i Komisionit për personat e pagjetur rë Qeverisë së Serbisë Veljko Odaloviç ka deklaruar për RTS se nëse Prishtina tregon gatishmëri për përmbushjen e asaj që ka nënshkruar lidhur me të pagjeturit, shpejt mund të hyjmë në vazhdimin e procesit dhe të punohet në terren, hulumtim dhe kryerjen e tyre, duke përkujtuar marrëveshjen e arritur në Bruksel për të pagjeturit, transmeton “Bota Sot”.

Ai sot deklaroi se marrëveshja është e arritur e madhe që mund të zhbllokoj procesin, duke akuzuar Kurtin për bllokimin në Bruksel para dy viteve.

"Nëse pala nga Prishtina tregohet e gatshme për të implementuar atë që nënshkroi, shumë shpejt mund të ketë vazhdim të procesit në terren dhe ekzaminimin dhe hulumtim në lokacione që përmend Prishtina” tha Odaloviç.

"Kemi informata për një lokacion të mundshëm të varrezës masive për të cilën me vite nuk flitet dhe hulumtohet. Kjo është një gjë me rëndësi nga i gjithë procesi” tha ai.

Së dyti, sipas tij do të formohet komision i përbashkët, ku BE do të jetë në krye me përfaqësues nga palët dhe Komiteti i Kryqit të Kuq që kryeson grupin punues dhe merret me të pagjeturit.

"Kjo do të jetë mbështetje shtesë sepse na duhet erë në shpinë, për shkak të shumë arkivave që kanë thënë përfaqësuesit ndërkombëtar që ishin në misione të ndryshme, që do ju ofrohen edhe Prishtinës edhe Beogradit dhe në hulumtimet e tyre shihet se ka informata për lokacione të mundshme” tha Odaloviç.

Ai përmendi se familjet në të gjithë procesin kanë rol shumë me rëndësi.

"Presidenti Vuçiç nëBruksel tha se na duhen 24 orë nga paraqitja e lokacionit për ekzistimin e varrezës dhe ne do të jemi në atë lokacion për hulumtim. Do të ftojmë Prishtinë të jetë së bashku me ne, do bëhet kjo në mënyrë transparente, por këtë e kërkojmë edhe nga Prishtina dhe kjo është qasja e nevojshme elementare” përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat