Hoqi dorë nga çdo gjë për dashurinë, ndërsa vjehrra bëri çmos që ta ndante nga djali i saj

Lajme

Hoqi dorë nga çdo gjë për dashurinë, ndërsa vjehrra bëri çmos që ta ndante nga djali i saj

Më: 11 maj 2023 Në ora: 23:30
Redjola Licaj

Historia e piktores Redjola Licaj është ajo e mijëra heroinave që mbi të gjitha, kanë krenari dhe jetojnë me kokën lartë çdo ditë.

Ajo ka treguar historinë e saj se si kishte lënë gjithçka në jetë për dashurinë, duke e lënë vendlindjen, familjen, sakrifikuar karrierën, e çdo gjë që kishte.

“Unë e kam dashuruar një njeri, një djalë që ai më bëri të plotësohem nga ana emocionale dhe ishte një dashuri shumë e bukur. Ka qenë një lidhje 8 vjeçare, por me shumë emocione të bukura, siç ka ato ngritjen e uljet e veta si çdo lidhje, por për fat të keq nuk mundem ta mbijetonim këtë dashuri për shkaqe të jashtme. Në fakt, si shumë vajza, mu desh që të zgjidhja mes Shqipërisë që sa kohë kisha nisur karrierën time dhe duke qenë që isha një vajzë shumë e talentuar, kisha ato kërkesat që ishin të pafund sa që nuk dija kë të zgjidhja për të mirën time, dhe mu desh të zgjidhja mes kësaj dhe dashurisë që ishte në Itali, nuk ishte këtu në Shqipëri. Por e mendova kështu, piktura është gjithmonë me mua, unë do ta gjej mënyrën, jam një vajzë shumë kërkuese ndaj vetvetes dhe do ta gjej gjithkund deri në fund të botës, kurse dashuria e jetës vjen njëherë në jetë. Kështu që le ta filloj nga zero, kudo që filloj nga zero, e di që mbijetoj dhe arrij majat. Kam një vetëbesim të vetvetja dhe kjo me ndihmon që të arrij aty ku dua”, rrëfen ajo.

Redjola tregon se e la Shqipërinë dhe shkoi tek i dashuri në Itali, por se atje nuk pati një pritje miqësore nga familja e tij, më konkretisht vjehrra.

“Dhe mendova pse jo, të zgjedh dashurinë dhe krijimin e një familje dhe atë e bëra. I lash të gjitha, të gjitha ofertat që më dhemb shpirti në fakt, por që thash do arrij atje ku dua të shkoj dhe shkova nga Shqipëria në Itali. Bashkëjetesa ishte shumë e bukur, por problemet u hasen që më parë sepse unë bashkëjetoja me nënën e tij dhe ishte pak e vështirë sepse kishim mos përputhje të karakterit dhe kjo ishte një arsye që na paralizoi pak, disa ndërhyrje dhe disa gjëra që po çalonin, kishte ndikime, dhe unë e kisha shumë të vështirë përshtatjen sepse isha një vajzë e lirë, isha mësuar këtu me shoqërinë, me familjen dhe ne momentin që unë do shpërngulesha filloi pak gjendja e ankthit dhe ajo me kalimin e kohës u ndërlikuar, dhe ajo më paralizoi, më tjetërsoi si njëri dhe jam e sigurt se nga ekrani kush më dëgjon, gjendja e ankthit është shumë e vështirë për ta përballuar”, rrëfen Redjola. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat