Një ari dyshohet që është vrarë në Brezovicë

Lajme

Një ari dyshohet që është vrarë në Brezovicë

Më: 25 maj 2023 Në ora: 15:01
Brezovica

Policia ka bërë të ditur se dyshohet për një ari të vrarë në Brezovicë, më saktësisht në rrugën që çon për te qendra e skijimit.

Rasti është cilësuar si  “Gjueti e paligjshme” dhe po hetohet, ka bërë të ditur Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajit.

Teksa për ngjarjen janë njoftuar edhe zyrtarët e Parkut Kombëtar “Sharri”.

“Sot, rreth orës 07:50 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Brezovicë, rruga që qonë tek qendra e skijimit, dyshohet se persona të panjohur kanë vrarë një kafshë të egër (ari). Policia e rendit e më pas policët hetues i kanë marrë të  masat e nevojshme  kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin. Ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, rasti është cilësuar ” Gjueti e paligjshme” . Ndërsa janë njoftuar edhe zyrtarët e Parkut Kombëtar “Sharri””, ka thënë Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat