“Vala” probleme me thirrjet telefonike

Lajme

“Vala” probleme me thirrjet telefonike

Më: 26 maj 2023 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Telekomi i Kosovës, gjatë ditëve të fundit është përballur me probleme teknike brenda rrjetit të operatorit “Vala”.

Gjatë ditës së sotme në Prishtinë dhe rrethinë nuk kanë funksionuar mirë thirrjet telefonike në operatorin mobil “Vala”.

Ka disa ditë që qytetarët janë ankuar se po kanë probleme me thirrjet telefonike brenda operatorit “Vala”, për këtë disa konsumatorë të këtij operatori kanë konfirmuar për Kosovapress sot kanë pasur të pamundur të realizojnë thirrjet telefonike, me ndërprerje të herë pas hershme.

E probleme të tilla janë shfaqur sidomos në mes ditë, ku për një kohë ka qenë e pamundur të realizohen thirrjet.

Burime të Kosovapress brenda Telekomit të Kosovës kanë bërë të ditur se sot herë pas herë ka pasur probleme me thirrjet telefonike.

Ndërsa, Fadil Lepaja, UD i drejtorit për Relacione me Publikun në Telekomin e Kosovës ka theksuar për Kosovapress se ka gjatë ditës së sotme nuk ka pasur ndonjë problem me thirrjet telefonike.

Ai thotë se edhe përkundër problemeve të raportuara me shërbimet me 2G dhe 3G të internetit mobil gjatë uikendit të kaluar, megjithatë nuk ka pasur probleme me thirrjet.

“Edhe përkundër problemeve të raportuara me shërbimet me 2G dhe 3G të internetit mobil gjatë uikendit të kaluar, megjithatë nuk kemi pasur probleme me thirrjet”, ka thënë Lepaja në një përgjigje me shkrim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat