Politikani serb: Vuçiq po provokon luftë në Kosovë, situata në veri skenar i BIA-së dhe FSB-së

Lajme

Politikani serb: Vuçiq po provokon luftë në Kosovë, situata në veri skenar i BIA-së dhe FSB-së

Më: 30 maj 2023 Në ora: 11:28
Stefanoviq thotë se Vuçiq po provokon luftë në Kosovë.

Isidor Stefanoviq nga Nisma Liberale Demokratike në Vrajë ka akuzuar shërbimin sekret serb dhe rus se qëndrojnë prapa trazirave në veri të Kosovës.

“E gjitha është skenar i BIA-së dhe FSB-së ruse”, ka thënë Stefanoviq.

Stefanoviq thotë se Vuçiq po provokon luftë në Kosovë.

“Këta (serbët e dhunshëm në veri) janë po të njëjtit që ushtruan dhunë kundër popullit në Beograd. Vuçiq po provokon luftë në Kosovë”, ka shtuar Stefanoviq.

Në media kanë qarkulluar informacione se pjesë e grupeve të dhunshme kriminale në Veri që shkaktuan dhunë, janë edhe serb të lidhur me grupin kriminal rus Wagner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat