Vdekja e 50-vjeçarit në Klinë: I ndjeri dyshohet se i doli trenit përpara, Policia thotë se s’ishte aksident trafiku

Lajme

Vdekja e 50-vjeçarit në Klinë: I ndjeri dyshohet se i doli trenit përpara, Policia thotë se s’ishte aksident trafiku

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 16:56
Nazmi Hajzeri

Këmbësori që u godit nga treni sot në rrugën “Ilir Merturi” nё Klinë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Pejës, ku u dërgua për trajtim mjekësor, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Për vdekjen e të ndjerit, Policia tashmë ka nisur hetimet dhe sipas informacioneve të para, nuk ka të bëjë me aksident trafiku.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i ndjeri që humbi jetën është Nazmi Hajzeri, 50-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në spital.

I ndjeri dyshohet se i ka dalë tenit përpara, duke tentuar të bëjë vetëvrasje dhe pasi është goditur, është transferuar në spital me shenja jete, por pas disa orësh ka ndërruar jetë.

Të njëjtat burime thonë se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet si ‘Hetim i Vdekjes’.

Ndërkohë nga Policia e kanë konfirmuar rastin, teksa kanë bërë me dije se në bazë të ekzaminimeve, është zbuluar se nuk ka qenë aksident, por “incident.

“Më datë 1 qershor 2023 rreth orës 06:00, Policia është informuar se në rrugën “Ilir Merturi” nё Klinë ka ndodhur një incident mes një këmbësori dhe trenit tё udhëtareve.

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, fillimisht ёshtё dyshuar për aksident trafiku, mirëpo pas ekzaminimeve nga hetuesit Policor, kemi kuptuar se kemi tё bëjmë me incident.

Viktima ёshtё dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat