Plagosja në Skenderaj: Ky është i riu që e qëlloi me armë zjarri 51-vjeçarin

Lajme

Plagosja në Skenderaj: Ky është i riu që e qëlloi me armë zjarri 51-vjeçarin

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 17:16
Ilustrim

Mbrëmjen e së mërkurës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bekim Berisha” në Skenderaj, ku një person ka mbetur i plagosur.

I dyshuari është vetëdorëzuar në Polici dhe tashmë ndaj tij është lëshuar urdhër për ndalim policor.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Labinot Rexhepin, 31-vjeçar, i cili po dyshohet se ka qëlluar disa herë me armë viktimën 51-vjeçar.

Pasi është paraqitur në stacion policor, i dyshuari ka dorëzuar edhe armën që dyshohet ta ketë përdorur, teksa në shtëpinë e tij janë kryer bastisje.

Ndaj tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Vrasje në tentativë”.

Viktima që u plagos po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas informacioneve të para është jashtë rrezikut për jetë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 20:30, Policia në Skënderaj ka pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit, viktima është dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin policia ka arrestuar të dyshuarin si dhe ka sekuestruar një armë pistoletë. Hetuesit policor po vijojnë hetimet e mëtejme”, tha Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat