Arianit Koci publikon pamjet e rënda të qenit i cili është ther me thikë, thotë se e ka gjetur autorin

Lajme

Arianit Koci publikon pamjet e rënda të qenit i cili është ther me thikë, thotë se e ka gjetur autorin

Nga: N. Sh. Më: 2 qershor 2023 Në ora: 10:51
Qeni i therur me thikë

Avokati Arianit Koci ka terguar se djë është therur me thikë një qen në qendër të Prishtinës.

Pamjet e rënda ai i publikoi në rrjetin social facebook, teksa bëri me dije se një person rreth të 30-ave e ka bëre këtë gjest të ulët.

Ndërsa, sot Koci përsëri ka shkruar në lidhje me këtë çështje ku njoftoi se me gjasë e ka gjetur personin që e kreu këtë akt mizor.

Koci thotë se rastin e kanë lajmëru në Polici disa dëshmitarë.

Postimi i plotë:

Pas një hetimi që e bëra, ka gjasa që e kam gjetë se kush është personi që e ka therrë në mënyrë mizore qenin, dje, pak më poshtë se Lounge Bar, në qendër të Prishtinës.

Rastin e kanë lajmëru dje në polici disa dëshimtarë.

E ftoj policinë që të më kontaktoj për informata. Sipas mundësisë në viber.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat