MPB: Për pesë muaj, në veri të Kosovës u raportuan 184 raste për vepra të ndryshme penale

Lajme

MPB: Për pesë muaj, në veri të Kosovës u raportuan 184 raste për vepra të ndryshme penale

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në periudhën janar-maj 2023, në katër komunat në veri janë raportuar 184 raste.

Këto raste kanë të bëjnë me vepra të ndryshme penale.

“Deri në muajin maj të këtij viti, Stacionet Policore të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë pranuar dhe trajtuar 126 raste ndërsa bashkë me Hetimet Rajonale, 184 raste në total”, ka njoftuar MPB.

Ministria më tej ka shtuar se raportimet nga ana e qytetarëve janë padyshim çelësi i luftimit të përbashkët të krimit dhe çdo lloj vepre penale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat