Abazoviq: S’më pëlqen mosdakordimi i Kurtit me ndërkombëtarët

Lajme

Abazoviq: S’më pëlqen mosdakordimi i Kurtit me ndërkombëtarët

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 09:24
Dritan Abazoviç

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka komentuar raportin mes Qeverisë së Kosovës me SHBA-të dhe BE-në.

Abazoviq tha se nuk i pëlqen mosdakordimi i Qeverisë Kurti me ndërkombëtarët.

Nuk më pëlqen se si ka ardhur deri në një diskordim mesazhi, diskordim komunikimi ndërmjet ndërkombëtarëve dhe Qeverisë. Jam i bindur se Qeveria e Kosovës në krye me kryeministrin Kurti shumë shpejt do t’i nivelojnë komunikimet dhe do të gjendet një zgjidhje e përbashkët”, tha ai.

Mes tjerash ai foli edhe për qasjen e Serbisë në këtë situatë në veri.

“Ishte komplikuar situate politike në Serbi, ashtu si mendoj ajo që ka ndodhur në veri i ka konvenuar qeverisë së Serbisë për fat të keq, sepse ata duan ta heqin fokusin nga disa probleme që i kanë brenda shtetit të vet"-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat