Vuçiq i përgjigjet kërkesave të SHBA-së dhe QUINT-it për ulje të gatishmërisë për luftë të ushtrisë serbe

Lajme

Vuçiq i përgjigjet kërkesave të SHBA-së dhe QUINT-it për ulje të gatishmërisë për luftë të ushtrisë serbe

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 09:40
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i është përgjigjur kërkesave të SHBA’së dhe QUINT’it për të ulur gjendjen e gatishmërisë për luftë të ushtrisë së Serbisë.

Këtë vendim Vuçiq e kishte marrë pas tensioneve në Veri kur Qeveria e Kosovës i dërgoi me pjesëtarë të njësisë speciale kryetarët e komunave në zyrat e tyre.

“Nga gjendja e gatishmërisë më të lartë kemi kaluar në një shkallë më të ulët të gatishmërisë për luftë. Por ende kemi një numër të rëndësishëm të forcave dhe mjaftueshëm që t’i ndihmojmë popullit tonë këtë duhet ta dinë njerëzit” ka thënë Vuçiq mbrëmë në një emision televiziv në Serbi.

Pas tensionimeve në Veriun e Kosovës, kërkesat e ndërkombëtarve për ruajtje të qetësisë ishin të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat