Situatë tensionuese, serbët lëshojnë alarmin në Mitrovicë të Veriut - policia jep detajet e fundit

Lajme

Situatë tensionuese, serbët lëshojnë alarmin në Mitrovicë të Veriut - policia jep detajet e fundit

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 12:58 Përditësuar në ora: 16:22 më 13.06.2023
Pamje nga veriu i Kosovës

Protestuesit e mbledhur kritikojnë Listën Serbe

Qytetarët e mbledhur afër shkollës teknike në Mitrovicë të Veriut – pas zhurmës së sirenave, që kanë zgjatur më shumë se një orë – të revoltuar, kanë kërkuar që t’iu drejtohet dikush prej Listës Serbe.

Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë.

Pasi kanë nisur fjalë ofenduese kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Listës Serbe, ata kanë shkuar afër objektit ku jeton Aleksandar Spiriq nga Lista Serbe, dhe kanë kërkuar të flasin me të.

Ndërkohë, turmës i është drejtuar Nebojsha Joviq, nga “Lëvizja për Mbrojtjen e Kosovës dhe Metohisë”.

Ai ka thënë se Lista Serbe nuk mund ta përfaqësojë më popullin serb në Kosovë.

Diçka e tillë është duartrokitur nga të pranishmit.

Më pas, turma ka nisur të shpërndahet./REL

Policia thotë se po e "riorganizon" praninë në veri

Disa automjete të Policisë së Kosovës kanë filluar të tërhiqen nga Lagjja e Boshnjakëve, në drejtim të jugut.

Sipas ekipit të REL-it, diçka të tillë ka kërkuar një pjesëtar amerikan i KFOR-it.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka thënë se bëhet fjalë për “riorganizim” të pranisë së tyre.

​Qindra serbë mblidhen afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës


Qindra serb janë tubuar afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës. “Llune”, “tradhti”, Vuçiq peder”, janë brohoritjet e tyre.

Njësitet e ndryshme të Policisë së Kosovës, me automjetet e tyre, janë pozicionuar në udhëkryqin e lagjes së boshnjakëve, përkatësisht rreth 300 metra larg protestuesve.

Njësitet e policisë së Kosovës janë pozicionuar tek udhëkryqi i lagjes së boshnjakeve, përkatësisht rreth 300 metra larg protestuesve.

Ndërsa një përfaqësues i KFOR-it ka biseduar me përgjegjësin e Policisë së Kosovës, dhe nuk dihet nëse do të intervenojë policia për të shpërndarë turmën.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot Policia e Kosovës ka arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri, Milun Milenkovic- Llune.

Tre policë janë lënduar gjatë arrestimit të drejtuesit të Mbrojtjes Civile në Mitrovicën e Veriut

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti, e ka konfirmuar arrestimin e një personi në Mitrovicën e Veriut.

Mehmeti tha që një person është lënduar lehtë gjatë arrestimit të dyshuarit, ndërsa dy policë të rendit janë lënduar pas operacionit.

“Mund të konfirmojmë se sot më datë 13.06.2023, në komunën  Mitrovicë Veri,  Policia e Kosovës ka arrestuar  një person të dyshuar për disa vepra penale. Gjatë arrestimit të personit të dyshuar është lënduar lehtë një zyrtar policor. Pas  operacionit njësitet policore kanë hasur në rezistencë dhe janë sulmuar me ç’rast 2  zyrtarë policorë të rendit raportohet të jenë lënduar lehtë. Të gjitha njësitë relavante policore janë duke u marrë me rastin dhe ofrimin e sigurisë”, tha Mehmeti.

Kurse ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka bërë publik edhe emrin e të dyshuarit, Milun Milenkovic- Llune.

Sveçla jep detaje nga aksioni i policisë – zbulon identitetin e serbit të arrestuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Ministri ka bërë të ditur se i arrestuar është Milun Milenkovic- Llune.

Sveçla tha se për shkak të këtij arrestimi disa prijës të bandave kriminale kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.

Gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë”, shkroi Sveçla në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Arrestohet një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.

Gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë.

Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cënuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë.

Republika nuk do të zmbrapset.

Sulmohet Policia në veri, në rrugë mblidhen qindra qytetarë

Është arrestuar një serb në veri të Mitrovicës, ku më pas është lëshuar alarmi

Në rrugët e Mitrovicës së Veriut janë mbledhur qindra qytetarë dhe numri i tyre veç po rritet.

Po ashtu ata kanë sulmuar edhe veturat e Policisë së Kosovës.

Në pjesën veriore të vendit është duke u protestuar që nga 26 maji në shenjë kundërshtimi ndaj kryetarët të rinj në katër komunat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat