Sulmohet me gurë ekipi i medias në Zveçan

Lajme

Sulmohet me gurë ekipi i medias në Zveçan

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 14:40
Media

Në Zveçan para rreth një ore është sulmuar me gurë nga serbët protestues edhe një ekip i ATV-së.

Protestuesit kanë goditur me gurë e gjësende të forta gazetarin, kameramanin e shoferin e ATV-së, ndërsa kanë demoluar edhe veturën.

E gjithë ngjarja ka ndodhur derisa në Mitrovicë të Veriut, Policia ka nisur aksionin për arrestimin e Milun Milenkoviq.

Gazetari  ka njoftuar se ekipi e ATV-së, i cili ishte në terren në Zveçan, është sulmuar menjëherë pasi protestuesit serb lokal kanë kuptuar se në Mitrovicë të Veriut është arrestuar një serb.

Jashari ka treguar se është dashtë ndërhyrja e KFORIT dhe EULEX-it për t’i ofruar siguri ekipit të ATV-së dhe largim të sigurt të tyre nga vendi i ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat