Mediat serbe: Radoiçiq dhe Veselinoviq drejtuan aksionin e arrestimit të policëve të Kosovës

Lajme

Mediat serbe: Radoiçiq dhe Veselinoviq drejtuan aksionin e arrestimit të policëve të Kosovës

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 13:25
Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq.

Tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë arrestuar nga Njësia për Sigurinë e Personave dhe Objekteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë – të cilën e ka përmendur në Kuvendin e Serbisë deputeti Miroslav Aleksiq për shkak të lidhjeve me Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radoiçiqin.

Sipas direktno.rs, policët e Kosovës janë arrestuar nga pjesëtarët e Njësisë për Sigurimin e Personave dhe Objekteve të caktuara, të udhëhequr nga menaxhmenti më i lartë. Këtë e vërteton edhe video e uniformave dhe shenjave të policëve.

Këtë arresim siç njofton MPB-ja, e kanë kryer pjesëtarë të Grupit Antiterrorist të Njësisë Speciale të Policisë. Nuk kontestohet se Njësia për Mbrojtjen e Objekteve dhe Personave sipas Ligjit për Policinë është njësi speciale e policisë, por ajo që konfuzon është Grupi Antiterrorist, ekzistenca e të cilit nuk është konstatuar as rregullorja e fundit e miratuar për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës të MPB-së së Serbisë!

Në lidhje me këtë aksion është e paqartë edhe pse anëtarët e njësisë organizative të MPB-së, të cilët nuk janë përgjegjës për luftën kundër terrorizmit, kanë arrestuar policët, sidomos nëse dihet se Ministria e Punëve të Brendshme ka Shërbimin për Luftimin e Terrorizmit dhe Ekstremizmit, Njësinë Speciale Antiterroriste ose Xhandarmërinë, shkrun mediumi në fjalë.

Në seancën e djeshme të Kuvendit të Serbisë, deputeti i Partisë Popullore, Miroslav Aleksiq, ndër të tjera ka përmendur lidhjet e ngushta të zëvendëskomandantit të Njësisë për sigurinë e personave dhe objekteve, Marko Kriçko me Milan Radoiçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin. Si Radoiçiq ashtu edhe Veselinoviqi janë në “listën e zezë” të SHBA-së për shkak të lidhjeve me krimin e organizuar transnacional dhe janë persona “non-grata” në këtë vend. Edhe Britania e Madhe vendosi sanksione ndaj tyre.

Kujtojmë se ministri i punëve të Brendshme, Bratislav Gashiq e solli Kriçkon nga Shëbimi Sekret i Serbisë (BIA) në MPB dhe natyrisht e emëroi menjëherë në pozitë udhëheqëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat