Nga viti i ri shkollor, në Luginë do të mësohet për veshjet dhe vallet shqiptare

Lajme

Nga viti i ri shkollor, në Luginë do të mësohet për veshjet dhe vallet shqiptare

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 10:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndonëse, diskriminimin e kanë të përditshëm nga pushteti qendror në Serbi, por dorëzimi nuk vjen në shprehje tek popullata shqiptare në Luginë të Preshevës.

Bile, tani, nga viti i ri shkollor, nxënësit shqiptar të Luginës së Preshevës, do mësojnë mbi kulturën shqiptare.

Konkretisht, sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, “duke filluar nga viti i ri shkollor, SHKA “Zëri i Luginës”, nxënësve të shkollave të mesme dhe fillore do t’u mbajë ligjërata mbi veshjet dhe vallet tradicionale shqiptare”, njofton Klankosova.tv.

Luftiu, në Facebook, ka bërë me dije se si Këshill Kombëtar Shqiptar do ta përcjellë nga afër këtë aktivitet të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat