Ky është punëtori i fabrikës së ‘Silkaporit’ në Kaçanik që vdiq duke punuar, Policia nis hetimet

Lajme

Ky është punëtori i fabrikës së ‘Silkaporit’ në Kaçanik që vdiq duke punuar, Policia nis hetimet

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 07:37
Menduh Dernjani

Dita e djeshme ishte tragjike për familjen Dernjani nga Hani i Elezit. Familjari i tyre, Menduh Dernjani, 62 vjeçar, humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës, në fabrikën e Silkaporit në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Ai nuk arriti t’iu bëjë plagëve që mori dhe fatkeqësisht vdiq.

I ndjeri dyshohet se derisa ishte mbi rimorkion me ngarkesë të një kamioni, për një moment kishte rënë pa vetëdije mbi të dhe pavarësisht se u dërgua menjëherë për kontroll, 62-vjeçari nuk mbijetoi.

Inspektorët e punës tashmë kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa janë marrë edhe pamjet nga kamerat e sigurisë, që do të shfrytëzohen si prova për ndriçimin e rastit

Edhe nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin për Sinjalin dhe kanë dhënë detaje e para mbi atë që ka ndodhur.

“Me datën 19.06.2023 rreth ores 11:22 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informatë se në një ordinancë në Fshatin Kaçanik i Vjetër është pranuar një pacient pa shenja jete, i cili ishte dërguar nga disa puntorë të një fabrike nga fshati Doganaj të Kaçanikut. Patrulla policore së bashku me njësinë e hetimeve të stacionit të Kaçanikut e më pas krimteknikët dhe hetuesit rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar edhe me mjekun e ordinancës ,i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës M. D ( M/K) i moshës 62 vjeçar . Nga hetimet e para dyshohet se viktima derisa ishte mbi rimorkion me ngarkesë të një kamioni, për një moment kishte rënë pa vetedije mbi ngarkesë. Nga hetimet që janë zhvilluar nga hetuesit rajonal nuk ka dilema që mund ti ketë shkaktuar lëndime ndonjë person tjetër”, tregoi ai.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat