“Lajthitje shtetërore”, Rama kërkon sërish lirimin e 3 policëve të Kosovës të rrëmbyer nga serbët

Lajme

“Lajthitje shtetërore”, Rama kërkon sërish lirimin e 3 policëve të Kosovës të rrëmbyer nga serbët

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 13:36
Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar sërish lirimin e tre policëve të kidnapuar më 14 qershor në veri të Kosovës nga forcat serbe.

Rama u shpreh se nëse tre policët nuk kthehen në shtëpi, nuk mund të ketë përparim të dialogut në mes të dyja vendeve.

“Mbajtja e tyre me ditë të tëra në burg është e pajustifikueshme dhe e papranueshme ndërsa përpjekja për ta mbuluar këtë lajthitje shtetërore për mbajtjen pa asnjë të drejtë të tre policëve të huaj në burgun e një shteti tjetër, duke ngritur zërin për arrestimet në veri nga forcat policore të Kosovës është shqetësuese sepse shtetet demokratike nuk i përgjigjen kurrë në mënyrë simetrike shkeljeve të pretenduara të të drejtave të bashkëkombësve të një shteti tjetër.”, tha Rama në një konferencë për media.

“Nëse Serbia ka pretendime për arrestime arbitrare në veri të qytetarëve të Kosovës me shtetësi serbe, këto nuk argumentohen duke mbajtur peng tre policë shqiptarë në Serbi por duke bashkëpunuar me faktorin ndërkombëtar dhe mbi të gjitha duke vepruar konkretisht aty ku është edhe origjina e kësaj problematike që është marrëdhënia që duhet normalizuar, që është marrëveshja që duhet finalizuar.“, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat