Raporti i ZKA-së për ShSKUK: Parregullsi në menaxhimin e kontratave dhe në pagesat e faturave

Lajme

Raporti i ZKA-së për ShSKUK: Parregullsi në menaxhimin e kontratave dhe në pagesat e faturave

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar për vitin e kaluar, i cili sërish është i kualifikuar. ZKA edhe në këtë raport ka gjetur parregullësi në menaxhimin e kontratave dhe procedimin e pagesave.

Raporti i ZKA-së ka gjetur se menaxherët e kontratave nuk kanë përgatitur raporte, ndonëse janë kryer pagesat dhe raportet e pranimit të mallit.

Nga testimi i pagesave kemi vërejtur se në 36 raste në vlerë 6,975,367 Euro, edhe pse ishin raportet e pranimit nga komisioni i pranimit të mallit, mungojnë raportet e përgatitur nga menaxherët e kontratave. Po ashtu në dy raste në vlerë 1,966,341 Euro mungonin planet e manxhimit të kontratave”, thuhet në raportin e ZKA-së. Në raport është theksuar se menaxherët nuk kishin zbatuar përgjegjësitë e tyre.

Tutje në këtë raport është theksuar se janë gjetur mangësi në procedimin e pagesave, ku në 11 raste në vlerë prej 2 milionë e 125,830 Euro, “zotimi i mjeteve ishte bërë pas nënshkrimit të kontratave dhe urdhër blerjet ishin bërë pas pranimit të faturave”.

Krejt kjo ka ndodhur sipas ZKA-së, shkaku i kontrolleve të dobëta në procedimin e realizimit të blerjeve.

Poashtu ZKA në raport ka përmendur edhe tre raste kur zyrtarët e SHSKUK-së i kanë paguar faturat me vonesë. “Vonesat ishin nga 10 ditë deri në dy muaj, pas afatit të lejuar për pagesë prej 30 ditësh”, thuhet në raport. Edhe në këtë rast theksohet mungesa e kontrolleve të duhura. Kjo situatë, thuhet në raport, mund ta bëj SHSKUK-në subjet të padive dhe të shkaktojë edhe më shumë shpenzime.

ZKA në raport ka ngritur edhe çështjen e ushtrimit të pozitës drejtuese me punë sekondare, në dy raste të drejtorëve të klinikave.

Në dy raste të testimit të pagave në QKUK, kemi vërejtur se kontratat e punës së drejtorëve të klinikave ishin me orar të plotë, përderisa në listën e pagave të njëjtit figuronin si të punësuar me gjysmë orari (20 orë punë). Kjo ishte në kundërshtim me kriterin përkatës në Statut, i cili përcakton se drejtorët e klinikave dhe shërbimeve klinike duhet të jenë me orar të plotë”, thuhet në raportin e ZKA-së. Kjo sipas raportit kishte ndodhur për shkak se drejtorët ishin të angazhuar edhe në procesin arsimor ku merrnin pagë primare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat