Vuçiq reagon pasi djali i tij u pa në Graçanicë

Lajme

Vuçiq reagon pasi djali i tij u pa në Graçanicë

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 13:44
Aleksandër Vuçiq

Gjatë ditës së sotme mediat raportuan se Danilo, djali i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq u pa në Graçanicë derisa kishte një bluzë të veshur në të cilën shkruante: “Dorëzimi nuk është opsion”.

Mediumi serb “Kosovo-online” ka thënë se Vuçiq ka reaguar në lidhje me këtë, duke thënë se “shumica e Serbisë mendon ashtu”.

“Më lejoni t’ua lehtësojë punën derisa ata janë atje, ndërsa mund të veprojnë aq heroikisht…më lejoni t’u them se kështu mendon secili prej nesh, se kështu mendon shumica e Serbisë, dorëzimi nuk është opsion për ne.” – citohet të ketë thënë ai.

Ndërkohë, djali i Vuçiq u pa në Graçanicë, atje ku serbët po festojnë Vidovdanin. Ai është parë të ketë veshur një bluzë me mbishkrimin “dorëzimi nuk është opsion”.

Disa prej serbëve që janë duke e festuar Vidovdanin kanë veshur bluza me hartën e Kosovës dhe me mesazhe provokuese e simbole nacionaliste.

Zakonisht, “Vidovdani” festohet në Gazimestan, dhjetë kilometra larg kryeqytetit, Prishtinës, por këtë vit do të mbahet në Graçanicë. Kjo me vendim të peshkopit, Teodosije Shibaliq.

Manifestimi ka nisur nga ora 7:00 e mëngjesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat