“Sehiret, magjitë e zeza ekzistojnë - Njeriu e ka lëshu gruan, i ka rrahë fëmijët sherri i magjisë”

Lajme

“Sehiret, magjitë e zeza ekzistojnë - Njeriu e ka lëshu gruan, i ka rrahë fëmijët sherri i magjisë”

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 17:21
Qytetari

Në rubrikën e zakonshme të emisionit STUDIO A pyetja e gazetares për qytetarët ishte se a besojnë në ‘sehire’ apo magji të zezë.

Për këtë temë, përgjigjet e qytetarëve ishin të ndryshme. Kishin nga ata që besojnë fuqishëm, por edhe nga ata që nuk besojnë fare në këto gjëra.

Një qytetar tha se është i bindur se “sehiret” apo magjitë e zeza ekzistojnë.

Madje ai shkoi aq larg sa tha se ka pasur raste kur njeriu e ka lëshuar gruan, ka rrahur fëmijët shkaku i magjisë.

“Besoj në sehire, besoj në magji, ekzistojnë Ekzistojnë, që je t’u shku diku rrugës, do me të ba sehire, pastaj shkon e s’e di ku shkon. U kapë me grua, e ka lëshu gruan pa lidhje, e ka rreh thminë, e ka qit familjen në bela, të gjitha ato i kanë ba magjitë. Magjitë ekzistojnë”, thotë ky qytetar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat