Osmani: Toger Ylli Dalladaku është shembull i rezultateve që arrihen kur ka punë e përkushtim si dhe aleatë të fuqishëm.

Lajme

Osmani: Toger Ylli Dalladaku është shembull i rezultateve që arrihen kur ka punë e përkushtim si dhe aleatë të fuqishëm.

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 16:20
Osmani, Dalladaku

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, shprehu lëvdatat më të larta për togerin Yll Dalladaku i cili ka përfunduar studimet në West Point në Amerikë.

Postimi i plotë i Osmanit:

Toger Ylli Dalladaku është shembull i rezultateve që arrihen kur ka punë e përkushtim si dhe aleatë të fuqishëm.

Në njërën anë, përgatitja e tij shembullore, e në anën tjetër përsosmëria e kurseve ushtarake amerikane, rezultuan me suksesin e jashtëzakonshëm të Yllit, e nëpërmjet tij edhe të Kosovës.

I suksesshëm në West Point, i suksesshëm në kursin bazik të oficerit të këmbësorisë në SHBA dhe i suksesshëm në përfundimin e shkollës ‘Ranger’ që është kursi më sfidues në ushtrinë amerikane.

Suksese Ylli! E gjithë Kosova është krenare me ty!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat