Dalin emrat, kush janë dy personat që morën peng për 45 minuta 4 pushuesit nga Kosova

Lajme

Dalin emrat, kush janë dy personat që morën peng për 45 minuta 4 pushuesit nga Kosova

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 10:23
Policia

Pronari i shtëpisë, Dritan Kuçaj 48 vjeç dhe Nexhmi Xhili 49 vjeç mbajtën peng për rreth 45 minuta, 4 pushues nga Kosova me pretendimin se nuk kishin paguar për shtëpinë ku kishin vajtur me pushime.

Ngjarja ndodhi në lagjen Nr. 3 të Durrësit dhe u denoncua nga vetë pushuesit kosovarë.

Dy personat e arrestuar mbajtën peng katër turistët në garazhin e banesës ku ata ishin akomoduar, duke pretenduar se nuk kishin paguar për ditët e qëndrimit.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës, katër shtetasve nga Kosova, të cilët ishin akomoduar për pushime në një shtëpi pushimi në pronësi të shtetasit D. K., me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin”, njoftoi policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat