​Rasti tragjik në familjen Bekteshi në Lipjan, qytetarët i shkojnë për ngushëllime

Lajme

​Rasti tragjik në familjen Bekteshi në Lipjan, qytetarët i shkojnë për ngushëllime

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Qytetarë të shumtë i kanë shkuar për ngushëllime familjes Bekteshi në fshatin Rufc të Lipjanit, ku dje janë gjetur të vdekur tre anëtarët e kësaj familje. Babai, nëna dhe djali i tyre janë gjetur dje pasdite të vdekur, e që sipas policisë ka ndodhur si problem i brendshëm familjarë.

Varrimi i viktimave do të bëhet sot në orën 19:00. Ndërkohë, KP ka tentuar të mësoi detaje nga familjarët, megjithatë, ata nuk kanë pranuar të flasin.

Policia sot ka dhënë detaje tjera, ku mësohet se në vendin ku ishin gjetur viktimat, janë gjetur edhe dy armë.

Kurse, Komuna e Lipjanit ka pezulluar të gjitha aktivitetet kulturore pas këtij rasti tragjik të ndodhur në familjen Bekteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat