KRU Prishtina paralajmëron floktarët: Paguani faturat, do të shkyçet secili pas inspektimeve që janë fokusi i radhës

Lajme

KRU Prishtina paralajmëron floktarët: Paguani faturat, do të shkyçet secili pas inspektimeve që janë fokusi i radhës

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje të gjithë floktarëve, që t’i kryejnë obligimet financiare ndaj shërbimeve të ujit.

Ujësjellësi ka paralajmëruar se do të shkyçet secili prej tyre që ka borxhe në tetë komunat, pas inspektimeve që siç thuhet, janë fokusi i radhës.

“Ftojmë të gjithë frizerët/ floktarët që t’i kryejnë të gjitha obligimet financiare ndaj shërbimeve të ujit, në afat sa më të shkurtër.

Do të shkyçet secili prej tyre që ka borxhe në tetë komunat, pas inspektimeve që janë fokusi i radhës”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat