Kjo është 29 vjeçarja që vdiq në aksidentin në Skenderaj, la pas vete dy fëmijë

Lajme

Kjo është 29 vjeçarja që vdiq në aksidentin në Skenderaj, la pas vete dy fëmijë

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 21:16
29 vjeçarja që vdiq në aksidentin në Skenderaj

Është publikuar fotografia e 29 vjeçares nga Skenderaj, e cila ndërroi jetë pas një aksidenti.

Aksidenti tragjik ndodhi në fshatin Rakinicë të Skënderaj, ku 29-vjeçarja ka ndërruar jetë, pasiqë nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve të marra.

Gruaja në momentin tragjik ishte duke ngasur makinën, ndërsa raportohet se ajo la pas vete dy fëmijë.

"Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është shkaktuar sot rreth orës 11:30, në rrugën rajonale Skenderaj -Klinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë.

Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar drejtuesja e automjetit . Ndërsa rreth orës 13:40, është raportuar se si pasojë e lëndimeve në aksident në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ka vdekur drejtuesja e veturës, viktima femër / kosovare e moshës rreth 29 vjeçare.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion", ka deklaruar Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat