Mërgimtarja rrah të dashurin në Aeroportin e Prishtinës, e kuptoi se po e tradhton

Lajme

Mërgimtarja rrah të dashurin në Aeroportin e Prishtinës, e kuptoi se po e tradhton

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 07:45
Foto ilustrim

Dyshimet për tradhti dhe xhelozia shpeshherë janë bërë shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre, por edhe nga familjarë të tjerë. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Aeroportin e Prishtinës, por këtë herë një grua e ka sulmuar të dashurin e saj, pasi dyshohet se e zbuloi duke e tradhtuar.

Mësohet se incidenti ndodhi në aeroport, kur plasi sherri mes çiftit, pasi viktima, e cila është kosovare që jeton në Danimarkë, po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurit të saj.

Sipas informacioneve të para, gjithçka ka ndodhur për shkak se viktima dyshohet se e kishte tradhtuar të dyshuarën dhe me të kuptuar këtë fakt, ajo e kishte goditur në mes të aeroportit.

Përballë kësaj situate, burimet thonë se dikush ka vendosur që ta njoftojë Policinë, me ç’rast njësitet policore i kanë shoqëruar palët në stacion, ku kanë dhënë versionet e tyre për atë që kishte ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave në Polici, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarës kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat