Politikani serb ftohet nga BIA pasi dha intervistën për median shqiptare: Pritet arrestimi im, nuk iu përgjigja ftesës

Lajme

Politikani serb ftohet nga BIA pasi dha intervistën për median shqiptare: Pritet arrestimi im, nuk iu përgjigja ftesës

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 14:20
Boban Bogdanoviq

Politikani serb, Boban Bogdanoviq deklaroi se ka marrë nismën për krijimin e një partie politikë.

Bogdanoviq theksoi se ka për qëllim të bërit rival ndaj Listës Serbe.

“Ata janë kriminelë, ndihmohen nga spiunazhi rus”, ishte një ndër deklaratat e tij drejtuar Listës Serbe.

Pas publikimit të kësaj interviste nga Insajderi, Bogdanoviq është ftuar për intervistim nga Shërbimi Sekret Serb. Në një reagim në rrjetin social Twitter, ai bëri të ditur se nuk do t’i përgjigjet agjentëve të Vulinit edhe pse për këtë mund ta arrestojnë.

Pas këtij reagimi, Bogdanoviq foli për Insajderin ku i tregoi edhe detajet e ngjarjes.

“Dy agjentë të BIA-së më ndalën sot në rrugë dhe m’i treguar kartelat e identitetit, me thanë të paraqitem në qendrën e BIA-së në orën 2 pasdite për një intervistë formale. Une iu tregova se nuk do t’iu përgjigjem dhe se mund të më arrestoni. Më thanë të mos luaj me zjarrin dhe të përgjigjem, u kthyen dhe vazhduan rrugën. Po pres arrestimin nga ta ditëve në vijim”, ka thënë Bogdanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat