Sulmi në Runik, Bajgora: Ende njëri nga personat e lënduar më armë zjarri është në intensivë

Lajme

Sulmi në Runik, Bajgora: Ende njëri nga personat e lënduar më armë zjarri është në intensivë

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 00:00
Foto ilustrim

Avdush Bajgora, mjek kujdestar në emergjencë, tha se në Qendrën Emergjente në Prishtinë kanë kërkuar ndihmë mbrëmë, pas mesnate tre persona të cilët kanë qenë të lënduar me armë zjarri.

Sipas tij, njëri nga tre personat është shtruar në mjekim intensiv pasi pas një ndërhyrje kirurgjikale që i është bërë në këmbë.

“Gjendja e tij është më e rënduar ndërsa dy pacientët e tjerë kanë qenë gjatë ditës tek ne në reanimacion, gjithashtu edhe ata kanë pasur plagë serioze, por me parametra vitale kanë qenë stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, tha ai për ‘Lajmet e Fundit”.

Bajgora theksoi se njëri nga pacientët është shtrirë në Klinikën e Ortopedisë dhe njëri është transferuar për shërim jashtë vendit.

Derisa mjeku kujdestar tregoi tutje se personi që është transferuar për në Zvicër nuk është në gjendje  të rënd, por me dëshirën e tij dhe të fëmijës ai është transferuar për mjekim të mëtutjeshëm në Zvicër.

“Mund të them se personi që i është amputuar këmba ndodhet tek ne në mjekimin intensiv, ndërsa njëri nga pacientët e tjerë me dëshirën e tij dhe të familjarëve të tij është transferuar për në Zvicër”, tha Bajgora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat