“E vonshme": Avokatja Gashi flet rreth shpalljes në kërkim të të dyshuarit për rastin në Bon Vivant

Lajme

“E vonshme": Avokatja Gashi flet rreth shpalljes në kërkim të të dyshuarit për rastin në Bon Vivant

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 19:17
Bon Vivant

Avokatja Fehmie Gashi-Bytyçi, ka thënë se kërkesa e Policisë së Kosovës për ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për rastin në “Bon Vivant”, Dukagjin Nikolla, i kërkuar edhe nga FBI, është e vonshme.

Vrasja në këtë lokal ka ndodhur para një jave, ndërkohë që kërkesa e Policisë për ndihmë është bërë sot (e premte).

Gashi-Bytyçi, të premten në një intervistë në emisionin “60 Minuta”, ka thënë se ekziston rreziku dhe mundësia që kryesit e veprave të rënda të ikin nga Kosova.

“Është mjaft shqetësuese sidomos në rastet kur po ndodhin vrasjet e rënda, për shkak se po e kanë mundësinë edhe qasjen shumë të lehtë që të ikin nga territori i Kosovës, sidomos përmes pjesës veriore, që pavarësisht koncentrimit të madh që është atje, është mjaft e lehtë ikja për në Serbi”, ka theksuar Gashi-Bytyçi./Eo

Ajo ka folur edhe për numrin e madh të armëve që i posedojnë qytetarët. Sipas kjo po ndodh edhe për shkak të dënimeve të ulëta për veprën penale “posedim i arëmve”. Sipas saj për posedim të armëve qytetarët dënohen vetëm me gjobë.

Gashi-Bytyçi ka theksuar se bashkëpunimi i Policisë së Kosovës me qytetarët duhet të rritet, në mënyrë që kryesit e veprave penale të vihen para drejtësisë.

“Policia do të duhej të lidhej më shumë me qytetarët sepse vetë nuk mund të arrijë në secilin cep të vendit”, ka theksuar Gashi-Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat