Shqiptarët dhe lidhja me botën e krimit, filmi në “Netflix” e promovon Kosovën si vend ku trafikohen organet

Lajme

Shqiptarët dhe lidhja me botën e krimit, filmi në “Netflix” e promovon Kosovën si vend ku trafikohen organet

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 19:48
Filmi

Nuk janë të ralla rastet kur në shumë filma apo seriale të cilat transmetohen në platformën “Netflix” apo edhe në platforma tjera, përmendet lidhja e shqiptarëve me botën e krimit, drogën, vrasjet, trafikimin e organeve, apo degë të tjera të saj.

Seriali “The marked heart”, në të cilin bëhet fjalë për një burrë që në synim ka hakmarrjen ndaj një organizate të trafikut të organeve, e cila vrau gruan e tij, në njërin prej episodeve të sezonit të tretë e përmend Kosovën si njërin ndër shtetet ku trafikimi i organeve gjeneron miliona euro të hyra.

“Prej 120.000 transplantimeve të përformuara, në mesatarën në botë çdo vit, rreth 5 deri 10% janë të paligjshme. Është një industri që gjeneron miliona, ndoshta edhe miliarda në shumë shtete si Kosovë, Qipro, Egjipt”, dëgjohet teksa thotë njëri ndër aktorët e kastit.

Pjesë nga filmi në fjalë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat