Gazetari gjerman tallet me mediat në Serbi: Vuçiq u pajtua në Greqi që kriminelët rusë të sillen para drejtësisë

Lajme

Gazetari gjerman tallet me mediat në Serbi: Vuçiq u pajtua në Greqi që kriminelët rusë të sillen para drejtësisë

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 14:01
Gazetari gjerman i FAZ-it, Michael Martens

Gazetari gjerman i FAZ-it, Michael Martens, ka komentuar tubimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropianë dhe me presidentin e Ukrainës.

Martens ka thënë se në këtë samit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqm është pajtuar për të dënuar krimet e luftës të Rusisë në Ukrainë dhe e përkrahën sjelljen para drejtësisë të atyre që janë përgjegjës.

Ai ka thënë se shumë mirë që Vuçiq e përkrah ndjekjen penale të krimeve të luftës të Rusisë.

Tutje, ai është tallur me mediat pro pushtetit të Vuçiqit në Serbi.

“Sigurisht, “Informer”-i, “Happy TV”-ja dhe media të tjera në Serbi do t’i kushtojnë shumë raportim këtij hapi të guximshëm.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Në Athinë, udhëheqësit e 10 shteteve të Evropës Juglindore i dënuan krimet e luftës të Rusisë në Ukrainë dhe e përkrahën sjelljen para drejtësisë të atyre që janë përgjegjës.

Kjo u përkrah edhe nga Aleksander Vuçiqi, president i Serbisë. Në tekstin e kësaj pjese të deklaratës thuhet: “Ne u pajtuan që nuk mund të ketë pandëshkueshmëri për krime lufte dhe mizori të tjera, si sulmet kundër civilëve dhe shkatërrimi i infrastrukturës dhe të gjithë ata që janë përgjegjës duhet të japin llogari.”

Shumë mirë të merret vesh që Aleksander Vuçiqi, si president i Serbisë, e përkrah ndjekjen penale të krimeve të luftës të Rusisë.

Sigurisht, “Informer”-i, “Happy TV”-ja dhe media të tjera në Serbi do t’i kushtojnë shumë raportim këtij hapi të guximshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat