Bujar Osmani publikon fotografi nga Bledi i Sllovenisë: Gjithçka gati për Forumin Strategjik

Lajme

Bujar Osmani publikon fotografi nga Bledi i Sllovenisë: Gjithçka gati për Forumin Strategjik

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 10:36
Fotografi nga Bledi i Sllovenisë

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla do të marrë pjesë sot në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.

Në panelin “Ballkani Perëndimor: Gjithçka po ndryshon, por gjithçka mbetet e njëjtë?”, ku do të diskutohen perspektivat e rajonit në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të jetë i pranishëm edhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

Përpos Gërvallës e Daçiqit pjesë e kësaj tryeze që mbahet pasdite është edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ndrkoh, homologu i Gërvalls nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, e ka ndarë një fotografi nga Bledi, ku shihet Gërvalla por edhe ministrat e Kroacisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

“Në margjina të Forumit Strategjik të Bledit, mëngjes pune organizuar nga Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, së bashku me Ministrat e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla- Schartz, të Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konakovic, të Kroacisë, Gordan Grliç Rаdman, zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Megi Fino, si dhe përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor të Sllovenisë, Azhej Frangesh, i Norvegjisë, Arne Sanes Bjornshtad, i Britanisë së Madhe, Lordi Stjuart Piç dhe i Austrisë, Johannes Ajgner”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat