“Para ose t’i publikoj pamjet intime” – Ky është 34-vjeçari që shantazhoi gruan në Kaçanik

Lajme

“Para ose t’i publikoj pamjet intime” – Ky është 34-vjeçari që shantazhoi gruan në Kaçanik

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 16:43
Ilustrim

Gazeta mëngjesin e sotëm raportoi për një rast të shantazhit në Kaçanik, ku viktimë është një grua 38-vjeçare.

Ajo ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi është përballur me kushtëzimin e ish-partnerit të saj, i cili i ka kërkuar para në këmbim që mos t’ia publikojë pamjet ku ajo shihet duke kryer marrëdhënie seksuale.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se i dyshuari është Guxim Bajraliu, 34-vjeçar.

Pas denoncimit, Bajraliu është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Shantazh’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat