​Delegacione nga Kina e Serbia pritet të vijnë në Graçanicë?

Lajme

​Delegacione nga Kina e Serbia pritet të vijnë në Graçanicë?

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Delegacione serbe e kineze mund të vijnë së shpejti në Komunën e Graçanicës në Kosovë.

Kjo sipas Aleksandra Markoviq Mihajloviq, pjesë e degës së SNS nga Graçanica.

Ajo ka thënë përmes një statusi në rrjete sociale se “në Graçanicë po vjen delegacioni i përbërë nga ndihmësja e drejtorit të së ashtuquajturës ‘Zyrës për Kosovë’, një delegat nga Kina dhe disa delegatë nga Ministria serbe e Shëndetësisë”.

Porse, nuk ka përmendur një datë se kur pritet të ndodhë kjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat