Përmbytjet në Libi, Haradinaj: Bashkëndjejmë me popullin dhe familjet libiane

Lajme

Përmbytjet në Libi, Haradinaj: Bashkëndjejmë me popullin dhe familjet libiane

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 11:02
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përmbytjeve shkatërrimtare që kanë goditur së fundmi Libinë.

Haradinaj ka ngushëlluar familjet që pësuan e humbën të dashurit e tyre.

“I pikëlluar pas përmbytjeve shkatërruese të cilat morën shumë jetë njerëzish në Libi. Kosova dhe populli i saj bashkëndjen me popullin dhe familjet libiane të cilat pësuan nga kjo fatkeqësi”.

“Lutemi për sa më pak viktima, ndërsa të lënduarve i urojmë shërim të shpejt!”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat