Një teori e ekspertit sllovak për sulmin në Veri: Nuhas Vulinin pas kësaj

Lajme

Një teori e ekspertit sllovak për sulmin në Veri: Nuhas Vulinin pas kësaj

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 18:17
Jan Cingel

Themeluesi i think-tankut “Strategic Analysis”, sllovaku Jan Cingel, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Republikës së Kosovës ku një pjesëtar i Policisë u vra nga një grup terrorist i drejtuar nga Milan Radojiciq.

Cingel ka pyetur se si Qeveria e Serbisë mund të jetë në mënyrë kaq kolosale budallaqe.

Ai ka thënë se aktualisht Kosova është nën sanksionet e Bashkimit Evropian dhe se gjithçka që Vuçiq duhej të bënte, është që të ulej dhe të priste që Kurti të prishej me Perëndimin dhe “të groposte varrin e tij politik”.

Cingel në teorinë e tij thotë se e gjithë kjo u “hodh në ajër” me një operacion të dështuar. Analisti sllovak thotë se e pas gjithë kësaj çfarë ka ndodhur “e nuhatë Aleksander Vulinin”, shefin e inteligjencës serbe.

“ Si mund të jetë Qeveria e Serbisë kaq budallaqe kolosale? Ka fjalë për fjalë sanksione të BE-së për Kosovën. Gjithçka që duhej të bënte Vuçiq ishte vetëm të ulej dhe të priste që Kurti të përplasej me Perëndimin dhe të gërmonte varrin e tij politik. Ata e shpërthyen atë me një operacion të dështuar. Nuhas Vulinin pas kësaj…”, ka shkruar Jan Cingel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat