Media serbe: Videot e reja të publikuara nga Kosova tronditën Serbinë

Lajme

Media serbe: Videot e reja të publikuara nga Kosova tronditën Serbinë

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 12:29
Aleksander Vuçiq

Media e Beogradit ‘Danas’ i ka bërë një panoramë pasqyrimit të mediave rajonale ndaj videove që u publikuan nga Kosova pas sulmit të serbëve në veri.

Danas e ka titulluar shkrimin me “Video të reja nga Kosova tronditën Serbinë”, the citon ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, që thotë se sulmi i fundit terrorist nga Serbia kishte për qëllim aneksimin e veriut të Kosovës. 

Sipas tij, përmes pamjeve të konfiskuara të regjistruara nga dronët, shihet se përgatitjet për sulmin janë bërë në Serbi.

Danas thotë më tej se mediat rajonale i pasqyruan ngjarjet në kohë reale.

“Sot do të shohim në detaje jo vetëm sulmin terrorist në Banjskë, por edhe përgatitjet e këtij grupi në qendrat stërvitore të Serbisë. Në këtë trajnim morën pjesë presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç dhe shefi i komandës së ushtrisë Milan Mojsilović. 

Vuçiç u përpoq ta fsheh faktin se Serbia ishte e përfshirë në organizimin e këtij sulmi”, tha ministri kosovar me rastin e prezantimit publik të incizimeve të konfiskuara, ka raportuar Slobodna Bosna .

Ata shtojnë se seancat stërvitore janë mbajtur në Kopaonik, në pronën e Milan Radoiçiçit.

Ndërsa Oslobodjenje.ba i Sarajevës vazhdon duke shkruar:

“Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se grupi që sulmoi policinë e Kosovës në Banjska më 24 shtator ishte duke u përgatitur për një kohë të gjatë në Serbi dhe kishte ushtruar në zonën e hotelit Grey në Kopaonik që është në pronësi të Milan Radoiçiqit dhe ishin ushtruar edhe në terrenin stërvitor të Pasuljanska livade”.

Portali kroat Klix rikujton se përfaqësuesit e autoriteteve të Kosovës në mënyrë të përsëritur kanë identifikuar Milan Radoiçiçin si një nga udhëheqësit e grupit kriminal që ishte i përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviçit, si dhe pohuan se ai ishte i përfshirë në konfliktin e armatosur në fshatin Banjska.

“Është publikuar edhe një video nga manastiri, në të cilën siç pretendojnë ata është me uniformë dhe me armë”, shton Klix i Zagrebit .

Indeksi i Zagrebit  po ashtu shkruan se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përmes një video-adresimi në faqen e tij në Instagram, ka thënë se brenda 24 orëve publiku do të shohë prova për “vrasjen brutale të së paku një serbi” në Kosovë.

“Brenda 24 orëve do të keni mundësi ta dëgjoni dhe ta shihni, kemi deklaratat e dëshmitarëve okularë, të cilët kanë qenë në vend dhe kanë parë sesi të paktën një person është vrarë brutalisht.

 Serbia nuk do të qetësohet derisa të dihet e vërteta e plotë sepse jeta e serbëve nuk vlen më pak se jeta e të tjerëve”, ka thënë Vuçiç, transmeton ky portal i Zagrebit.

Antena M nga Podgorica shkruan se Hoxha ka thënë se Serbia i ka vënë në dispozicion logjistikën dhe infrastrukturën atij grupi.

“Stërvitjet ushtarake u mbajtën në një nga terrenet më të mëdha të stërvitjes ushtarake në Serbi, të paktën katër ditë para sulmit në Banjska, tha Hoxha”, raporton Antena M.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat