Vuçiq u bën apel serbëve, ja çfarë ju thotë

Lajme

Vuçiq u bën apel serbëve, ja çfarë ju thotë

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 00:59
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq me një video-mesazh të publikuar në Instagram u bën apel serbëve që ta mbajnë kokën lart dhe të ruajnë vendin e tyre.

“Do të luftojmë edhe më fort për Serbinë tonë. Mesazhi im për qytetarët e Serbisë është të mbajmë kokën lart dhe të luftojmë, të luftojmë edhe më shumë për Serbinë tonë. Të punojmë më shumë. Të mbrojmë vendin tonë në çdo vend, ta ruajmë vendin tonë”, ka shkruar presidenti serb.

Ditën e sotme Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç konfirmoi se shërbimet serbe po rindërtojnë atë që ndodhi më 24 shtator në Banjskë, kur një grup terroristësh të uniformuar u përplas me policinë e Kosovës, duke vrarë një polic.

Duke folur për mënyrën se si filloi gjithçka, Vuçiç pretendoi se një grup serbësh fillimisht vendosën dy kamionë nëpër urë, pra një barrikadë, por edhe se dyshohet se mes tyre ishin vendosur eksplozivë.

Kujtojmë se i pari i serbëve është një prej më të kritikuarve pas provave që u publikuan nga autoritetet e Kosovës e ku dëshmohet qartë lidhja e shtetit serb me sulmin terrorist në Banjskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat