Tepiq: Radoiçiq e kontrollon Vuçiqin dhe jo anasjelltas

Lajme

Tepiq: Radoiçiq e kontrollon Vuçiqin dhe jo anasjelltas

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 10:58
Vuçiq dhe Radojçiq

Pasi Gjykata e lartë në Serbi e la të lirë liderin serb të veriut, Milan Radoiçiq ka reaguar nënkryetarja e Partisë Liri dhe Drejtësi në Serbi, deputetja Marinika Tepiq e cila gjyqësorin serb e konsideron si “farsë e zakonshme” që merret me shaka. Ajo po ashtu tha se Radoiçiq e kontrollin Vuçiqin dhe jo anasjelltas.

Ajo tha se të gjitha mediet njoftuan se i është ndërprerë paraburgimi Milan Radoiçiqit, i cili akuzohej për “prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve dhe mjeteve shpërthyese, si dhe për krim të rëndë kundër sigurisë së përgjithshme”, e madje atij nuk i është kërkuar as urdhëresa për ndalim.

“Pas shqyrtimit të dëshmisë së Radoiçiqit, mësojmë se prokurori as që ka kërkuar masën e paraburgimit për Radoiçiqin sipas atyre pikave të Ligjit të Procedurës Penale që sigurisht do të çonte në caktimin e masës së paraburgimit nga gjykata”, theksoi Tepiq në deklaratë, citon “Beta”.

Ajo shtoi se prokurori nuk ka kërkuar paraburgim për Radoiçiqin as për shkak të frikës nga përsëritja e veprës, pasi krimet e përshkruara janë jashtëzakonisht të rënda, por edhe për shkak të ankthit publik, edhe pse në situata të tilla dhe të ngjashme ki propozohet paraburgimi.

“Në të dyja rastet gjykata nuk do të kishte ku të shkonte dhe do të duhej të caktonte masën e paraburgimit, por prokurori “zgjodhi” të kërkonte masën e paraburgimit vetëm për shkak të rrezikut të arratisjes, që është qesharake në këtë rast, sidomos duke pasur parasysh faktin se gjithçka është bërë në bazë të rrëfimit të Radoiçiqit, i cili si i pandehur mund të gënjejë”, ka theksuar Tepiq.

Ajo vlerësoi se situatën e përkeqësojnë edhe komentet në të cilat, siç tha ajo, Aleksandar Vuçiq akuzohet se qëndron pas direktivave të tilla për të larë fytyrën para bashkësisë ndërkombëtare ose gjoja se nuk i lëshon miqtë e tij.

“Pyetja kryesore këtu është nëse Radoiçiq do ta lëshonte Vuçiqin në të vërtetë dhe nëse një hetim i vërtetë do të tregonte se tani Radoiçiq kontrollon Vuçiqin, dhe jo anasjelltas”, përfundoi Tepiç në reagimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat