Lindin trenjakë në një familje në Rahovec, komuna shpërblen prindërit me 1000 euro

Lajme

Lindin trenjakë në një familje në Rahovec, komuna shpërblen prindërit me 1000 euro

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 13:24
Trenjakët

Një familje në Rahovec është gëzuar me trenjakë.

Kështu ka bërë të ditur vetë kreu i kësaj komune, Smajl Latifi përmes një postimi në “Facebook”.

“Në shenjë urimi dhe mbështetjeje, me vendim i ndava 1000 € si dhuratë simbolike për nënën dhe fëmijët”, shkroi ndër tjerash ai, krahas fotografive të publikuara.

Më poshtë edhe pamjet nga vizita te familja përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat