“Sanksiononi Vuçiqin jo qytetarët e Serbisë për sulmin në Banjskë”: Ponosh flet për letrën e opozitës serbe drejtuar Borrell-it

Lajme

“Sanksiononi Vuçiqin jo qytetarët e Serbisë për sulmin në Banjskë”: Ponosh flet për letrën e opozitës serbe drejtuar Borrell-it

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 15:14
Zdravko Ponosh

“Krejtësisht gjë të kuptueshme”, e quajtu opozitari serb Zdravko Ponosh letrën e partive opozitare drejtuar Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, që për sulmin paramilitar në Banjskë të sanksionohet Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e jo qytetarët serbë.

Ponosh në një bisedë me të përditshmen serbe “Danas” tha se tash çështja është se “kush do ta paguajë çmimin e përgjegjësisë së Vuçiqit për Banjskës?”; ose Vuçiqi ose qytetarët e Serbisë.

“Letra jonë drejtuar zyrtarëve të BE-së bën thirrje që të mos ndëshkohen qytetarët e Serbisë me sanksione për shkak të papërgjegjësisë së Vuçiqit. Qytetarët e Serbisë tashmë janë mjaftueshëm të ndëshkuar që kanë jkëtë lloj qeverie, me të cilën BE ka pasur marrëdhënie të ngrohta”, ka thënë Ponosh.

Opozita serbe i kanë shkruar Borrell-it se duhet të vendoset çdo masë e mundshme ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, “sepse ata së bashku me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti janë të vetmit përgjegjës për situatën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat