Vuçiq sulmon Kurtin nga Kina: Ai nuk pranon dialog

Lajme

Vuçiq sulmon Kurtin nga Kina: Ai nuk pranon dialog

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 16:07
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, në vizitën e tij në Pekin ka komentuar edhe situatën në Kosovë, për të cilën ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se nuk pranon dialog.

“Është e rëndësishme të flasim edhe nëse nuk përfitohet asgjë nga dialogu. Por Albin Kurti nuk dëshiron dialog”, ka thënë Vuçiç pasi mbërritjes së tij në Kinë.

Sa i përket marrëveshjeve me Kinën, presidenti serb tha se është shprehur se marrëveshja e tregtisë së lirë do të nënshkruhet nesër.

Në takimin që zhvilloi në prani të presidentit Xi Jinping, Vuçiç njoftoi gjithashtu se marrëveshja mes dy vendeve do të hyjë në fuqi në maj ose në qershor.

Kujtojmë se sot në Tiranë po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku të pranishëm janë liderë të Ballkanit Perëndimor dhe të BE–së, ndërsa Serbia u përfaqësua nga kryeministrja Ana Brnabiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat